E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga plagosja në Maqellarë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.

50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve, 26-vjeçari, i cili plagosi me thikë nënën e tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej tre vitesh.

Familjarët mendonin se ai ishte shëruar dhe kishte rikuperuar gjendjen e tij, ndërsa familja jeton në fshatin Çernenë, 1 kilometër larg Maqellarës.

Nexhmie Sula është nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa u plagos nga djali më i vogël i saj, 26-vjeçari Ikler Sula, i cili dyshohet ta ketë kryer aktin për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›