E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush ishte Shna Ndou dhe pse janë 13 të martat e shenjta?

Të gjithë kemi dëgjuar për Kishën e Shna Ndout, mrekullitë, legjendat por dhe misteret që ajo fsheh.

Çdo vit për 13 të marta rresht me mijëra qytetarë shqiptarë të besimeve të ndryshme, e vizitojnë këtë vend të shenjtë, ku luten me shpresë dhe besim se do të gjejnë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre.

Por kush është Shna Ndou dhe cila është historia e vërtetë e 13-të martave? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje kaq misterioze, moderatorja dhe autorja e emisionit Quo Vadis në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, udhëtoi drejt Laçit, ku zhvilloi një intervistë me priftin Françeskan, Landi Jaku.

Ai zbuloi në Quo Vadis se Shna Ndou i Padovës në të vërtetë nuk e ka vizuituar asnjërerë fizikisht Shqipërinë, por mrekullitë që ai ka bërë ndaj njerëzve që janë lutur në Kishë janë të shumta.

Sa i përket 13 të martave, prifti Françeskan shpjegoi se ato kanë lidhje me vdekjen e Shna Ndout.

Pjesë nga intervista:

Jaku: 13-ët të martat kanë filluar qëkur ka vdekur Shna Ndou i Padovës. Kishte këtë famë shenjtërie qëkur ishte gjallë, dhe nuk ka plotësuar ende viti kur u shjpall i shenjtë. E kanë shpallur më 30 maj të vitit 1232, sepse mrekulli bënte dhe gjallë. Fratërit Françeskanë kanë thënë meqë data 13 është data e vdekjes së Shna Ndout të Padovës, ateherë do të bëjmë 13 ditë përpara festës, 13 të marta. Pasi në atë kohë që ka vdek Shna Ndou ka qenë e martë. Për këtë arsye thaënë të bëjmë 13 të marta rresht si përgatitje për festën e Shna Ndout.

Borakaj: Ka Kisha të tjera në të gjithë botën që kanë pelegrinazhin e 13 të martave?

Jaku: Po sigurisht.

Borakaj: Nga 13 të marta duhet t’i bësh të gjitha?

Jaku: Tipologjia e njerëzve janë të ndryshme. Shumë njerëz bëjnë vetëm 3, pasi kështu ka dalë tradita. Ka njerëz që janë shumë fetar dhe kanë dhe luksin e kohës, vijnë për 13 të marta rresht. Ka disa që bëjnë vetëm 3, dikush bën vetëm 1.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›