E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja i jep të drejtë Berishës: Kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

Vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës, të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025-ës.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›