E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja nxjerr vendimin e arsyetuar mbi Veliajn, e dërgon çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar lidhur me ankimin kushtetues të Erion Veliajt. Në arsyetimin e saj Gjykata Kushtetuese shpjegon se ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë dhe duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim.

Kushtetuesja ka arritur në përfundimin se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar kontroll kushtetues efektiv mbi masën e sigurisë dhe nuk ka analizuar proporcionalitetin e saj në raport me funksionin publik të ushtruar nga kërkuesi Erion Veliaj.

Gjithashtu, në arsyetimin e saj Gjykata e Lartë  nuk ka vlerësuar në mënyrë alternativat ndaj paraburgimit dhe nuk ka dhënë përgjigje kushtetuese për ndikimin që kjo masë sjell mbi të drejtën për të ushtruar mandatin e fituar me votën e qytetarëve, si edhe mbi të drejtën e vetë qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur.

“Mosrespektimit të parimit të proporcionalitetit në caktimin e masës kufizuese të lirisë, duke pasur parasysh se ndikimi në këtë rast është i dyfishtë, pasi, nga njëra anë, prek të drejtat individuale të kërkuesit dhe, nga ana tjetër, ndikon edhe në të drejtat e zgjedhësve.

Në kuptim të kushteve, kritereve dhe nevojave të sigurimit, në raport me nevojat konkrete për mbarëvajtjen e procedimit penal, masa më proporcionale do të ishte “Garancia pasurore”, pasi ajo përmbushte qëllimin e synuar”, thuhet ë arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu Gjykata Kushtuese, thekson se janë shqyrtuar pretendimet për cenimin e “dinjitetit dhe prezumimit të pafajësisë të lidhur me qëndrimin e kërkuesit në kafaz/kabinën e xhamit gjatë procesit gjyqësor në gjykatat e faktit”

Në lidhje me këtë pretendim, Gjykata Kushtuese, “me shumicë votash, vendosi pranimin e tij në drejtim të mungesës së arsyetimit nga Gjykata e Lartë të këtij pretendimi të parashtruar në rekurs nga kërkuesi”

Vendimi i Gjykates KushtetueseDownload

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›