E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja “pranon” Veliajn, gjykata kalon për shqyrtim ankimimin kundër masës së arretit me burg

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë arrest me burg.

Veliaj kërkon nga Kushtetuesja rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës u vu në pranga në shkurtin e vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të SPAK për akuzen e korrupsionit.

Sot hetimet ndaj tij kanë përfunduar dhe dosja ndodhet në gjykatë.

Mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, rëndojnë 13 akuza; korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e  sendeve të paligjshme në qeli./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›