Kushtetuesja “zgjon” Kurtin/ Kreu i VV fton “hajvanët” neë takim

Pas ultimatumit “30 ditor” te kushtetueses, edhe kryeministri ne detyre, qe nuk ndihet pergjegjes per ngercin politik, eshte kujtuar te therras ne nje takim ne lidhje me konstituimin e Kuvendit kreret e partive parlamentare.
Permes nje njoftimi ne facebook Albin Kurti, njoftoi takimin e thirrur per te shtunen ne oren 16.00, ndersa tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson “qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë”.
Vonesat në formimin e institucioneve të reja i shkaktojnë Kosovës probleme politike e financiare.
Ajo rrezikon te marre parate nga Plani i Rritjes se Bashkimit Europian, apo te humbas 230 milione euro nga mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me Bankën Botërore.
Ndërsa, kriza politike po reflektohet edhe në vonesa për integrimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare, pasi Qeveria aktuale në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime të rëndësishme strategjike në emër të Kosovës.
Konstituimi i Kuvendit ka ngelur ne piken e votimit te komisioneve per votimin e fshehte te kryetarit te parlamentit, propozuar nga kryesuesi i seances Avni Dehari, per te cilen disa partite politike ne vend kane pretendimin se eshte nje akt antikushtetues.
Votimi i fshehtë është kundërshtuar plot 28-të herë nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Gjykata Kushtetuese eshte “zgjuar” keshtu pas me shume se kater muajsh deshtime ne sallen e Kuvendit per ta konstituar legjislacionin e ri parlamentar, i ka lene afat subjekteve politike ne Kosove 1 muaj per ta permbyllur kete proces, per te cilin qytetaret e Kosoves kane votuar qe me 9 shkurt.
Kerkesa per nje qendrim te Kushtetueses u be fillimisht nga AAK e Ramush Haradinaj.