E Martë, 3 Nëntor 2026

Kuvend/ Ministri Hoxha: Zgjedhjet e 11 majit treguan se institucionet funksionuan

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.Hoxha vlerësoi rolin e policisë në këtë proçes dhe theksoi se institucionet u pajisën në kohë me letërnjoftimin elektronik qytetarët që do të votonin.

“Më lejoni të shpreh falenderimin tim së pari për çdo qytetar shqiptar që mori pjesë në zgjedhjet e 11 Majit brenda apo jashtë vendit. Pjesëmarrja e tyre është themeli i demokracisë. Si Ministri i Brendshëm jam këtu për të folur për disa aspkete themelore të këtij procesi zgjedhor që lidhen me fushën e përgjegjësisë së kësaj ministrie. Ne si ministri i hartuam listat e plota dhe të sakta zgjedhore, brenda vendit përherë të parë por edhe për diasporën. Pajisjen e shtetasve tanë me dokumentin e identifikimit por edhe duke ndërrmarë edhe fushata ndërgjegjësimi por edhe ndërhyrje ligjore. Kemi marrë akte për pajisur qytetarët me letërnjoftime elektronike fillimisht për shtetasit shqiptarë brenda vendit dhe jashtë vendit. E njëjta nisëm është miratuar dhe për shtetasit me banim të përhershëm brenda territorit shtetëror duke garantuar kështu të drejtën kushtetuese për të votuar për çdo zgjedhës.Zgjedhjet e 11 Majit ishin një provë për institucionet, kjo ishte një nga periudhat zgjedhore më të qeta.”-tha ministri gjatë fjalës së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›