E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuvend/ Seanca nis me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët që humbën jetën nga aksidenti në Durrës

Seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur, Enea Muçaj, 12 vjeç dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht një ditë më parë në një aksident në Durrës.

Të miturit u përplasën nga një automjet që drejtohej nga shtetasi Nikoll Radaçi në lagjen nr. 15 të qytetit bregdetar, duke shkaktuar një ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Ndërkohë, seanca e sotme plenare vijon me diskutime mbi çështjet dhe problematikat e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›