E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi diskuton kërkesën e SPAK! Balluku, Spiropali e Xhafaj mungojnë në seancë, largohet edhe kryeministri Rama

Në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvendi i Shqipërisë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, ish-numri dy i qeverisë nuk është i pranishëm në sallë. Balluku ka zgjedhur të mos marrë fjalën para deputetëve, edhe pse rregullorja e Kuvendit e parashikon këtë mundësi.

Në radhët e Partia Socialiste e Shqipërisë është vënë re mungesa e disa deputetëve, mes tyre ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali, ministri për Turizmin dhe Mjedisin Blendi Gonxhja dhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit. Ndërkoheë Kryeministri Edi Rama është larguar nga salla e parlamentit

Ndërkohë, edhe në radhët e opozitës ka mungesa. Nuk janë të pranishëm kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Gazment Bardhi, deputeti Klevis Balliu, si dhe kryetari i Partia Mundësia, Agron Shehaj, të cilët janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Seanca pritet të kulmojë me votimin e raporteve të paraqitura nga mazhoranca dhe opozita lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut, një çështje që ka sjellë debate dhe tensione politike në parlament.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›