E Diel, 1 Nëntor 2026

Ky është 48-vjeçari që vodhi, plagosi dhe tentoi të përdhunonte të renë në Sarandë

Personi që shikoni në foto është Jorgo Kumaraku, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës i dyshuar si autor i një grabitjeje me armë në qytetin bregdetar.

48-vjeçari sipas policisë ka vjedhur 60 mijë lekë në një dyqan nën kërcënimin e thikës. Madje ai ka lënduar në dorë edhe shitësen e dyqanit e më pas ka tentuar që të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me dhunë.

Pavarësisht se kishte vendosur një maskë në fytyrë, policia ka arritur që ta identifikojë autorin e dyshuar përmes kamerave të sigurisë të dyqanit.

Jorgo Kumaraku është një emër i njohur për policinë pasi më parë ka qenë i arrestuar për vjedhje me dhunë të një gruaje në një bankë, si dhe për grabitje në hotele dhe në 3 kazino./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›