E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK mbledh kryesinë/ Abdixhiku sërish kryetar?

Pas mbledhjes së kryetarëve të degëve dhe nënkryetarëve Lidhja e Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë që prej orës 15.

Kjo mbledhje e paralajmëruar që nga mbrëmja e 28 dhjetorit nga vetë Abdixhiku, vjen në një moment delikat për partinë, pas dorëheqjes së nënkryetares Hykmete Bajrami javën e shkuar, e cila gjithashtu kërkoi largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë.

Vetë Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen, por për fatin e tij ka thënë se do të vendos kryesia.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit LDK mori vetëm 15 deputet, duke shënuar rezultatin e dytë më të ulët të kësaj partië që nga themelimi i saj.  / abcnews.al /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›