E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK propozon qeveri uniteti, Abdixhiku: Plan me 15 pika për të dalë nga kriza e thellë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka  një  plan 15-pikësh, në bazë të së cilës do të punonte një qeveri e unitetit e propozuar nga ai. Sipas kreut të LDK plani përfshin të gjitha partitë e tjera parlamentare.

“Unë po prezantoj një agjendë, thirrje për unitet, jo për një koalicion bashkëqeverisës, por për një gjendje dalëse emergjente, të dobishme për Republikën e Kosovës. Mund të mos jetë më e mira, natyrisht se mundet më mirë sepse Kosovës i duhet opozita. Por para se t’i duhet opozita, i duhet Qeveria”, tha Abdixhiku.

Disa  nga pikat e paraqitura të planit ishin funksionalizimi i institucioneve kushtetuese.

Qeveria e unitetit do të merret me departizimin e institucioneve.

Pjesë do të jetë edhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike, dakordimi për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit, nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në etj.

Propozimi i Abdixhikut – i paralajmëruar kohë më parë – vjen pasi vendi është zhytur në një krizë politike, duke mos mundur te formojë institucionet e reja as katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kjo krizë vjen për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme./vizionplus.tv

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›