E Hënë, 2 Nëntor 2026

LDK thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm/ Delegatët votojnë për kryetarin më 30 korrik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vendosur thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, pasi u përmbyllën procedurat statutare për verifikimin e kërkesës së paraqitur nga delegatët, ku pritet të testohet besimi brendapartiak ndaj tij.

Sipas njoftimit të LDK-së, Sekretariati i Përgjithshëm ka verifikuar të gjitha nënshkrimet e dorëzuara, në përputhje me Statutin e partisë, duke konstatuar se është përmbushur kriteri statutar i mbështetjes nga të paktën një e treta e delegatëve të Kuvendit.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm do të mbahet të enjten, duke nisur nga ora 18:00.

LDK thekson se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje të plotë me Statutin e partisë, duke garantuar ligjshmëri, transparencë institucionale dhe respektimin e vullnetit të delegatëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›