LIBI – Vritet djali i Gadafit, Saif al-Islam

TRIPOLI, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Disa media libiane kanë njoftuar vdekjen e Saif al-Islam Gaddafit, njërit prej djemve të Muammar Gaddafit.
Kanali televiziv Libia al-Ahrar deklaroi se “personalitete të afërta” me Saif al-Islam Gaddafin njoftuan vdekjen e tij “pa zbuluar rrethanat”.
Agjencia zyrtare libiane e lajmeve citoi këshilltarin e tij, Abdullah Othman, i cili nuk specifikoi nëse ishte një “vdekje natyrale apo vrasje”.
Sipas Al Arabiya, Saif Gaddafi u vra gjatë përleshjeve midis milicive në Zintan.
Saif al-Islam, i konsideruar prej kohësh si një pasardhës i mundshëm i diktatorit, kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit. /os/