E Diel, 1 Nëntor 2026

LITUANI – Një dron i dyshuar rrëzohet pranë kufirit me Bjellorusinë

RIGA, 23 mars /ATSH-DPA/ – Një dron i dyshuar hyri në hapësirën ajrore lituaneze pranë kufirit me Bjellorusinë gjatë natës, duke rënë pranë liqenit Lavysas në jug të vendit, raportoi sot Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

Ministria tha se incidenti në distriktin Varena ishte nën hetim.

Kryeministrja Inga Ruginienë ka thirrur një takim të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të martën.

Raportet zyrtare thanë se fragmente ishin të dukshme në vendin e përplasjes.

”Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësve ishin në vendngjarje, dhe një helikopter i forcave ajrore po monitoronte nga ajri”, thanë ato.

Autoritetet thanë se nuk kishte rrezik për banorët.

Një zhurmë që buron nga një objekt fluturues mund të dëgjohet në një video të bërë nga një kamera mbikëqyrjeje.

Më pas mund të shihet një shpërthim, me flakë që ndriçojnë horizontin dhe fragmente që digjen duke rënë në tokë.

Banorët raportuan vëzhgime të ngjashme për mediat lituaneze.

Dronët kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore lituaneze që nga pushtimi rus i Ukrainës, me sa duket nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›