E Hënë, 2 Nëntor 2026

LITUANI – Qeveria jep dorëheqjen pas vendimit të njëjtë të kryeministrit

RIGA, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri lituanez, Gintautas Paluckas konfirmoi dorëheqjen e tij sot duke detyruar dorëheqjen e të gjithë qeverisë në përputhje me kushtetutën e vendit.

Paluckas njoftoi vendimin e tij të enjten, në përgjigje të akuzave për marrëveshje të dyshimta biznesi dhe konflikte interesi.

Ai tani duhet t’ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e tij presidentit Gitanas Nauseda, i cili më pas ka 15 ditë për të propozuar një kandidat për kryeministër në parlament.

Qeveria e Paluckas do të mbetet në detyrë derisa të konfirmohet një kabinet i ri.

Paluckas dha gjithashtu dorëheqjen si udhëheqës i Partisë Social-demokrate të Lituanisë (LSDP), e cila është forca më e fortë në parlament.

Nauseda është takuar tashmë me udhëheqësin e ri të partisë.

LSDP planifikon të zgjedhë kandidatin e saj për të pasuar Paluckas të mërkurën.

Hetimet për marrëveshje të dyshimta biznesi nga Paluckas çuan në protesta publike dhe thirrje për dorëheqjen e tij, përfshirë edhe nga njëri prej dy partnerëve të koalicionit në qeverinë e tij të qendrës së majtë.

45-vjeçari ka mohuar çdo shkelje dhe i ka hedhur poshtë akuzat si sulme të qëllimshme nga kundërshtarët e tij politikë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›