E Martë, 3 Nëntor 2026

LIVE / Socialistët festojnë triumfin e 11 Majit, Rama fjalim falënderimi para mijëra mbështetësve

Pas korrjes së një rezultati historik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej.

Kryesdocialisti ka mbërritur i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama.

Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, prej tyre 46 deputetë dalin nga lista e mbyllur dhe 37 nga lista e hapur.

Ndërkohë Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 50 mandate, prej tyre 43 nga listat e sigurta dhe 7 nga listat e hapura.

Shtatë mandatet e mbetura ndahen mes partive të tjera, përkatësisht PSD 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe një mandat shkon për Lëvizja Bashkë.

Mbetet të përfundojë edhe numërimi i votave të diasporës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›