LONDËR – BM pret takimin e “koalicionit të të gatshmëve” javën e ardhshme

LONDËR, 4 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti Emmanuel Macron do të organizojnë takimin e “koalicionit të të gatshmëve”, javën e ardhshme në Londër.
Starmer dhe lideri francez, Macron do të takohen me aleatët ditën e enjte.
Britania e Madhe dhe Franca kanë udhëhequr përpjekjet për të krijuar koalicionin, një forcë paqeruajtëse që synon të kontrollojë çdo marrëveshje të ardhshme armëpushimi në Ukrainë dhe të pengojë kërcënimet e mëtejshme nga Rusia.
Efektiviteti i koalicionit është vënë në pikëpyetje, pasi vetëm Londra dhe Parisi deri më tani kanë treguar se do të ofrojnë ushtarë në vijën e parë të frontit.
Misioni paqeruajtës do të bazohet gjithashtu në mbështetjen ajrore të SHBA-së, diçka që presidenti Donald Trump nuk ka dashur ta thotë hapur se mund ta ofrojë. //a.i/