E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, debat të hapur për funksionimin e insitucioneve

Lëvizja Socialiste për Integrim, do të nxisë një debat të hapur, në fillimin e sesionit të ri parlamentar, për të kuptuar sesi insitucionet e kanë kuptuar misionin e tyre në proces.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Ylli Manjani i cili informoi në një deklaratë për shtyp, duke theksuar se ky debat do të zhvillohet me fillimin e sesionit të ri parlamentar, për të kuptuar njëherë e mirë se i kujt është faji, i Kushtetutës apo përdorimit të saj.

Ndër të tjera ai theksoi se shmangia e reformave nga lidershipi i PS-së, shpreh një çoroditje politike si dhe faktin se opozita nuk është e interesuar për reformat e kërkuara.

“Diskutimi për kushtetutën e vendit nuk mund të jetë as pjesë dhe as preh e arsyetimeve të nxehta, që burojnë nga dhimbja për humbjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës. LSI ka qenë dhe mbetet e vendosur, e angazhuar që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të fillojë puna për reformën zgjedhore në vend. Kjo reformë diktohet sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ajo është e domosdoshme për të garantuar lirinë dhe barazinë e votës. Siguria juridike duhet të triumfojë, por për fat të keq, konsitucionalizmi ka marrë goditje të rënda për shkak të ndërhyrjeve të pastudiuara në Kushtetën e Shqipërisë, të cilat duhet të ndalohen”, u shpreh Manjani.

Në këto kushte, LSI ftonë faktorët politikë të marrin në konsideratë faktin që ndryshimet kushtetuese të motivuara politikisht nuk çojnë askënd, askund. Manjani deklaroi se tashmë është koha të vlerësohet performanca kushtetuese e insitucioneve, që burojnë nga kushtetusja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›