E Diel, 1 Nëntor 2026

LUGANSK – 41 minatorë mbeten të bllokuar pas sulmit ukrainas

LUGANSK, 6 prill /ATSH-ANSA/ – Të paktën 41 minatorë janë bllokuar në minierën Belorechenskaya në Lugansk, një nga rajonet e diskutueshme të Donetskut, pas një sulmi nga forcat ukrainase.

Lajmin e incidentit e dha agjencia Interfax duke cituar autoritetet pro-ruse.

“Gjatë natës, forcat ukrainase goditën minierën, duke dëmtuar nënstacionin elektrik. Një ndërprerje emergjente e energjisë elektrike bllokoi 41 punëtorë të minierës, të cilët tani janë nën tokë”, tha Leonid Pasechnik, udhëheqës i republikës së vetëshpallur të shkëputur të aneksuar nga Moska.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›