E Hënë, 2 Nëntor 2026

LVV kundër certifikimit të Listës Serbe, apelon në Gjykatë për të ndaluar pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 12 tetorit

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që urdhëron certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.

Ata ishin të vetmit në Komisionin Qendror Zgjedhor që votuan kundër certifikimit të kësaj partie, të cilën e quajnë “dorë e zgjatur e Vuçicit në Kosovë”. Sipas tyre, shumica e kandidatëve të Listës Serbe janë të përfshirë në struktura paralele të Serbisë në Kosovë.

Kurteshi deklaroi se “90 për qind e kandidatëve janë të anëtarësuar në institucione ilegale të Serbisë”. Ai kundërshtoi edhe kandidaturën e Sasha Millosheviqit për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai është emëruar nga Beogradi si kryetar paralel në Gjilan.

Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe më herët certifikimin e kësaj partie, por pa sukses në instancat më të larta.

Vendimi për moscertifikimin e saj është kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat kërkojnë që të mos pengohet pjesëmarrja e saj. Zyra e Partive Politike në KQZ e kishte rekomanduar certifikimin e saj, por debati vazhdon.

Lista Serbe mohon akuzat dhe e konsideron procesin si përpjekje për të përjashtuar serbët nga demokracia. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ajo kishte fituar 9 ulëse pas ankesës në gjykatë. 

Këtë vit, Lista Serbe rikthehet në zgjedhje lokale, pasi i kishte bojkotuar ato në vitin 2023. Nëse certifikohet, ajo pritet të rikthejë kontrollin në katër komunat me shumicë serbe në veri.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›