La Liga kundërshton Xavin: Kthimi i Messit te Barça? Nuk është autorizuar kurrë

Komentet e Xavit në lidhje me rikthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë pas fitores së tij në Kupën e Botës me Argjentinën kanë qenë objekt diskutimesh të shumta në orët e fundit.
Ish-mesfushori i katalanasve pretendon se marrëveshja në thelb ishte arritur dhe se Laporta u tërhoq për të “shmangur një luftë të brendshme pagash”.
Xavi pretendoi se zyrtarët e La Ligës kishin dhënë dritën jeshile për aspektin financiar të marrëveshjes.
Një version i mohuar nga kreu i ligës spanjolle: “La Liga nuk ka autorizuar kurrë asgjë në lidhje me rikthimin e mundshëm të Messit në Barcelonë në vitin 2023”.