E Martë, 3 Nëntor 2026

La emigrimin për blegtorinë, Vangjel Lici, mbarështon 700 të imta në Suhë të Libohovës

Ndryshe nga shume të rinj që kanë zgjedhur ta braktisin vendin e tyre dhe të largohen për në emigrim, Vangjel Lici ka zgjedhur të braktisë emigracionin dhe të kthehet në fshatin Suhë të njësisë administrative qendër në bashkinë e Libohovës dhe të investojë në sektorin e blegtorisë. Ai e ka trashëgimi blegtorinë nga familja e tij dhe tashmë përkujdeset për më shumë 700 të imta.  

Vështirësia më e madhe me të cilën hasemi thotë blegtori 36 vjeçar është mungesa e fuqisë punëtore. Ndërsa pohon se prodhimi prej tyre është mjaft i kënaqshëm. 

Në fshatin Suhë, blegtoria ka qenë traditë e vjetër të cilët banorët vazhdojnë ende ta ruajnë.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›