Lajm i mirë nga Durrësi: 8-vjeçari del jashtë rrezikut për jetën pas aksidentit tragjik

Një lajm pozitiv vjen nga mjekët e Spitali i Traumës, pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Durrës një ditë më parë.
Sipas burimeve mjekësore, 8-vjeçari i plagosur në aksidentin e ndodhur në zonën e ish-Kënetës ka kaluar gjendjen kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të transferohet në pavion, ndërsa do të vijojë të jetë nën monitorimin e mjekëve për trajtimin e dëmtimeve të marra.
Kujtojmë se pasditen e së dielës, një aksident tragjik i mori jetën dy fëmijëve, Kles Nikolli, 9 vjeç dhe Enea Muçaj, 12 vjeç, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tyre 8-vjeçar.
Të miturit u përplasën nga një automjet i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, duke shkaktuar një nga ngjarjet më të rënda të ditëve të fundit.