E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë Alen Delon i Korçës!/ Përcillet me homazhe aktori i njohur Zhani Ziçishti

Familjarë, të afërm, kolegë, miq e bashkëpunëtorë I dhanë këtë të enjte lamtumirën e fundit aktorit Zhani Ziçishti, I cili u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.

Nderimet dhe homazhet u kryen në hollin e teatrit të Korçës “Andon Zako Çajupi”, pikërisht aty ku aktori I mirënjohur nisi karrierën e tij si profesionist rreth 60 vite më parë.

Kolegët e kujtojnë dhe vlerësojnë figurën e tij, për talentin dhe rolet ku ka spikatur.

Artisti I përket plejadës së parë të aktorëve profesionistë duke ndërtuar një galeri të pasur rolesh, ndaj miqtë e tij thonë se ndarja nga jeta e Ziçishtit, është një humbje e madhe për artin shqiptar.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe bashkiakët e Korçës dhe Devollit, vend nga I cili kishte prejardhjen aktori I mirënjohur.

Zhani Ziçishti do të prehet në varrezat e qytetit të Korçës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›