E Martë, 3 Nëntor 2026

Lamtumirë Artan Lame! Ndahet nga jeta pas një ndërhyrje në zemër studiuesi dhe publicisti i njohur

Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai humbi jetën në moshën 58-vjeçare pas daljes nga gjendja e komës.

Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Kujtojmë se Artan Lame ka qenë një bashkëpunëtor i vyer i revistave ‘Mapo’ dhe ‘Java’ me rubrikën e tij ‘Shqipni e harrueme”.

Redaksia e JavaNews i shpreh ngushëllimet e thella bashkëshortes dhe familjarëve të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›