E Diel, 1 Nëntor 2026

Landfilli i Bushatit në flakë, ndërhyrje masive nga zjarrfikësit

Zjarri në landfillin e Bushat vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë dhe mjete zjarrfikëse për vënien nën kontroll të flakëve.

Në operacion janë përfshirë rreth 15 efektivë të MZSH-së së bashkisë përkatëse, me 3 automjete zjarrfikëse, si dhe punonjësit e landfillit dhe 3 efektivë të Policisë Bashkiake.

Në mbështetje kanë mbërritur edhe forca të tjera:

  • MZSH e Shkodër me 2 automjete dhe 6 efektivë;
  • MZSH e Lezhë me 1 automjet dhe 3 efektivë;
  • Ndërsa drejt vendngjarjes është nisur edhe MZSH e Kamëz.

Zjarri ka përfshirë mbetje urbane, duke e bërë ndërhyrjen më të vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë dhe tymit të dendur.

Strukturat në terren po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata po ndiqet në vijimësi, me synimin për ta vendosur nën kontroll sa më shpejt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›