“Larg duart nga Kakomeja”- Banorë të Nivicës e Shën Vasilit shembin rrethimin: Nuk kemi akses tek pronat

Pas vitesh të tëra nëpër kalvarin e gjyqeve për njohjen e pronave në Gjirin e Kakomesë, dhjetëra banorë të Nivicës dhe Shën Vasilit kanë shembur rrethimin duke kërkuar akses në pronat e tyre.
Dy ditë para protestës së paralajmëruar kompania e cila e ka marrë me qira këtë tokë ka hequr portën, ndërsa qytetarët shembën murin e përmbysën objekte të lëvizshme brenda rrethimit.
Banorët mbanin pankarta me mbishkrime “Larg duart nga Kakomeja” dhe “Deti për të gjithë”. Ata kërkojnë zgjidhje për çështjen e pronësisë dhe garantimin e aksesit të lirë në këtë zonë bregdetare.
Në mbështetje të banorëve pati dhe të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga emigracioni.
RTSH