E Diel, 1 Nëntor 2026

Lautaro vendos rekord, 11 gola në Champions në vitin 2025

Lautaro Martínez është lojtari që ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve në vitin 2025: 11 gola në dhjetë ndeshje të luajtura për argjentinasin.

Këtë sezon, kapiteni i Interit ka shënuar tre gola në dy ndeshje (një dygolësh kundër Slavia Pragës dhe një gol kundër Union SG, ndërsa ishte në stol kundër Ajax).

Sezonin e kaluar, duke filluar me ndeshjen kundër Sparta Pragës në janar 2025: një gol kundër çekëve, tre kundër Monakos, një kundër Feyenoord, dy (në dy ndeshje) kundër Bayernit të Mynihut dhe një (në dy ndeshje) kundër Barcelonës. Lautaro nuk shënoi në finalen kundër PSG.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›