E Martë, 3 Nëntor 2026

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr 8 orë leje

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.

Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar.

Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.

Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›