E Diel, 1 Nëntor 2026

Legjenda e futbollit bullgar, Borislav Mihaylov vdes në moshën 63-vjeçare

BERLIN, 1 prill /ATSH-DPA/- Ish-portieri i ekipit kombëtar, Borislav Mihaylov ishte kapiten i ekipit bullgar në “Kupën e Botës 1994”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ku u arrit një fitore e madhe – duke mposhtur Gjermaninë 2-1 në çerekfinale dhe duke eliminuar kampionët mbrojtës nga turneu.

Unioni Bullgar i Futbollit (BFS) njoftoi vdekjen e ish-presidentit me “pikëllim të thellë” dhe e përshkroi atë si një legjendë të futbollit bullgar.

Si zyrtar, Mihaylov shërbeu në Komitetin Ekzekutiv të organit qeverisës kontinental UEFA për tetë vjet dhe ishte gjithashtu president i shoqatës së tij kombëtare nga viti 2005 deri në vitin 2023.

Si portier i ekipit kombëtar, ai bëri 102 paraqitje ndërkombëtare dhe ishte një pjesë kyçe e brezit të artë – që përfundoi sensacionalisht i katërti në Kupën e Botës 1994.

Vitin e kaluar, Mihaylov pësoi një goditje në tru dhe qëndroi në koma për disa muaj. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›