E Premte, 6 Nëntor 2026

Lejoi një shtetas të shpallur në kërkim të ikte jashtë vendit/ AMP ndalon oficerin e policisë në Portin e Durrësit (EMRI)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar një oficer policie me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Në një njoftim, AMP bën me dije se inspektori Gledis Lushi  23-vjeç ka lejuar në datën 17 shtator kalimin jashtë vendit të një shtetasi që ishte i shpallur në kërkim nga policia.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se personi që ka kaluar kufirin është kapur në Shqipëri kur është kthyer.

Në datë 22.09.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kryer ndalimin e oficerit të policisë Inspektor G.L., 23 vjeç, me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit.

Ndalimi i tij u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga PKK të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›