E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëkundje sizmike në qarkun e Korçës me magnitudë deri në 4,1 ballë

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftoi se gjatë mbrëmjes së sotme, në orën 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun e Korçës, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave.

Të dhënat tregojne se magnituda maksimale e lëkundjeve sizmike ka qenë 4,1 ballë ndërsa thellësia 5-15 km.

AKMC njoftoi se deri në këto momente nuk raportohet për dëme ndërkohë që situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim. /r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›