Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.2 goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave lëkundja sizmike është regjistruar, rreth orës 05:05 minuta.
Epiqendra ishte në zonën e Niklës, në një thellësi prej 17 kilometrash.

Lëkundja u ndje në kryeqytet dhe në zonat përreth, si dhe në Durrës ndërsa nuk u raportua për dëme.
Tërmeti u shoqërua nga 6 paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave nga goditja e parë.