Letra e PS, METE: Akuzat t’i çojnë në Prokurori

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka reaguar sot në lidhje me letrën e drejtuar nga një grup deputetësh socialistë ku i kërkojnë asaj të bëjë transparencë të menjëhershme për situatën në galeritë e minierave të Bulqizës.
Ndërsa e ka cilësuar si shoë mediatik letrën e deputetëve të rinj socialistë, METE thekson se shumica e pyetjeve i takojnë viteve 2000-2005 kur deputetët firmëtarë nuk kanë qënë pjesë e Partisë Socialiste.
METE gjithashtu iu është përgjigjur edhe akuzave të deputetëve socialitë se në Bulqizë vepron mafia dhe krimi duke shtuar se nëse ata kanë prova duhet t`i depozitojnë ato në prokurori.
Gjithashtu METE kërkuar që pyetjet të firmosen edhe nga deputetët e zonës Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi ndërsa ka shtuar se përgjigjjet e pyetjeve do të bëhen së shpejti të ditura edhe për publikun.
Ndërkohë disa nga pyetjet drejtuar ministrisë së ekonomisë, tregtisë dhe energjitës janë: Sa janë minatorët që kanë humbur jetën në galeritë e minierave nga viti 2000 e deri sot? Cila është pozita ligjore e kompanisë ACR në raport me shtetin shqiptar? Cili është aktiviteti ekonomik i ACR nga viti 2000 kur është regjistruar për herë të parë si person juridik deri në 2007 kur filloi biznesin e mineralit në Bulqizë? Sa është prodhimi i mineralit të kromit në Minierën e Bulqizës?, etj.