E Diel, 1 Nëntor 2026

Leverkuesen gjen në Holandë zëvendësuesin e Wirtz

Bayer Leverkusen ka zgjedhur zëvendësuesin e Florian Wirtz, i cili u transferua te Liverpool-i për një shumë rekord prej afro 150 milionë eurosh.

Klubi gjerman ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven-in për transferimin e Malik Tillman, dhe njoftimi zyrtar pritet brenda fundjavës.

Tillman, i lindur dhe rritur në Gjermani me origjinë amerikane, ka nisur karrierën te akademia e Bayernit të Mynihut përpara se të transferohej te PSV, ku nën drejtimin e trajnerit Peter Bosz, ish-teknik i Leverkusen-it, u kthye në një element kyç.

Ai ka qenë protagonist absolut në dy titujt radhazi në Eredivisie në sezonet 2023/24 dhe 2024/25.

Leverkusen, tashmë i detyruar të rindërtojë pas largimit të Wirtz, ka vendosur të investojë fort te Tillman, duke ofruar 40 milionë euro për ta transferuar në “BayArena”.

Sipas “Goal.com” marrëveshja është e mbyllur dhe nuk ka më asnjë dyshim për realizimin e saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›