E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëvizte me automatik në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Maliq (EMRI)

Në Maliq është finalizuar operacioni policor i koduar “Sovjani”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Sovjan u arrestua në flagrancë shtetasi Bexhet Bako, 30 vjeç, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri automatik dhe mbante në banesë armë gjahu pa leje.

Policia ndaloi automjetin me të cilin ai lëvizte në një rrugë mes parcelave bujqësore dhe gjatë kontrollit gjeti një armë zjarri tip automatik, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan edhe një armë gjahu teke dhe një sasi municioni.

Sendet e paligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan si prova materiale, ndërsa ndaj 30-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit si dhe për armëmbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›