E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizte me pistoletë pa leje/ Tiranë, pranga 30 vjeçarit, procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin Implikimi, në kuadër të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i informacioneve të administruara, ku dyshohej se një shtetas lëvizte i armatosur, u kap tek tregu elektrik një 30 vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe një 28 vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›