E Martë, 3 Nëntor 2026

Lezhë, 57-vjeçari ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, një vit më parë i vranë vëllanë në Belgjikë

Një krim i rëndë ka ndodhur në Lezhë teksa policia konfirmon se është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës Pjetër Kaza, rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi Kaza po kthehej me automjetin e tij.

Ai dyshohet se është vrarë për gjakmarrje, ndërsa nuk ka patur precedent të mëparshëm penalë. Pjetër Kaza është vëllai i Agustin Kazës, i ekzekutuar një vit më parë në Belgjikë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion i policise

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›