E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë/ Besimtarët katolikë bekohen për Pashkë, tradita e ringjalljes së Krishtit mbledh familjet në kisha

Teksa të dielën kremtohen Pashkët katolike, besimtarët e Lezhës që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune i janë drejtuar kishave për të marrë bekimin e ushqimeve tradicionale të festës. Përgatitjet kanë nisur prej ditësh dhe kulmojnë me shpalljen e lajmit të madh: “Krishti u ringjall”.

Besimtarët e krishterë, duke folur për simbolikën e Pashkës, kanë adresuar lutjet e tyre për shëndet, paqe dhe begati në familje. Bekimi i ushqimeve është një traditë e hershme e kësaj feste, pasi përmes ushqimit kërkohet bekimi i gjithë familjes.

Pashkët kremtohen si kujtesë e ringjalljes së Krishtit, ndërsa përgatitjet fillojnë me periudhën e 7 javëve të Krezhmeve, kohë agjërimi dhe reflektimi shpirtëror. Festa kulmon me gëzimin e ringjalljes, që për besimtarët katolikë është momenti më i rëndësishëm i vitit liturgjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›