Lezhë/ Përplasen dy makina në kryqëzimin e Treshit, “Benz-i” përfundon në kanal

Një aksident rrugor është shënuar sot në kryqëzimin e Treshit ne superstradën Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Në aksident është përfshirë një mjet tip Caddy i drejtuar nga shtetasi Z.C, dhe një automjet tip Benz me drejtues shtetasin me inicisle N. P.
Si pasojë e përplasjes, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë.
Si pasojë e e aksidentit kanë mbetur të lënduar lehtë dy drejtuesit e mjeteve.