E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lezhë/Pallati 10-katësh përfshihet nga flakët, panik te banorët! S’ka të lënduar

Një pallat në Lezhë është përfshire nga flakët mbrëmjen e sotme si pasojë e një defekti elektrik në automatet e ndërtesës.

Ngjarja ndodhi në një godinë 10-katëshe, në lagjen “Besëlidhja”.

Burime policore thanë se vatra ndodhej në kabinën elektrike të vendosur në katin përdhes të objektit të banimit.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Përhapja e tymit dhe flakëve ka qenë e menjëhershme, duke shkaktuar dhe panik te banoret, të cilët dolën menjëherë jashtë ndërtesës.

Autoritetet u kërkuan banorëve të mos ktheheshin në apartamente pa kaluar rreziku dhe dendësia e tymit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet asnjë i lënduar, teksa nisën edhe hetimet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›