Lezhjanët, u thonë “lamtumirë” çizmeve – Projekti 16 milionë euro, zgjidhje për përmbytjet dhe zhvillimin urban

Shumë shpejt Lezha nuk do të përballet më me përmbytjet që prej vitesh ktheheshin në problem pas çdo reshjeve të fortë shiu.
Me financim nga Banka Gjermane KfV, ka nisur projekti për disiplinimin e ujërave të bardha dhe të zeza, i cili, përveç eliminimit të përmbytjeve, synon edhe rikualifikimin urban të qytetit.
“Një projekt i cili tashmë ka filluar që nga Gocaj, ka vazhduar me Shëngjinin e më pas me lagjen “Nënë Tereza” ku po mbyllet ujësjellësi dhe vazhdohet tani në qytet ku vazhdohet në lagjen e spitalit, një nga investimet më të shumëpritura, prej kohësh i lënë prej dore. Me disiplinë të ujërave të zeza dhe të bardha, ka vuajtur kjo lagje për të dyja. Merr fund kjo histori tmerri, dhe kjo pune nuk do të ndalet. Ndërkohë që vazhdojmë me këtë, ne kemi hapur prokurimin për 43 rrugë në qytet”, Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë.
Investimi arrin vlerën e 16 milionë eurove dhe përfshin gjithashtu ndërtimin e ujësjellësit në lagjen “Nëne Tereza”, si dhe në Shëngjin dhe në zonën Gocaj-Kakarriq.
Punimet për këto projekte kanë nisur prej disa muajsh dhe pritet të sjellin ndryshim të ndjeshëm në jetën e banoreve.
/rtsh.al/