E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon konsensus politik për presidentin

PRISHTINË, 3 mars /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zhvilloi takimin e dytë sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë propozim për president të vendit, tha zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ai pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së tha se në takimin e sotëm të Lumir Abdixhikut me Albin Kurtin nuk i është prezantuar asnjë emër për president.

Sipas tij, qëndrimi i përbashkët i deputetëve të LDK-së është se zgjedhjet janë të evitueshme, por nevojitet një konsensus për presidentin ose një marrëveshje politike.

Gjatë ditës u raportua se në takimin e sotëm, Kurti i ka propozuar Abdixhikut emrin e Glauk Konjufcës për president. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›