E Hënë, 2 Nëntor 2026

Linda Karçanaj del nga SPAK/ Kreu i AKSHI u pyet për disa tendera me miliona euro

Kreu i Agjensisë Kombetare të Informacionit është shfaqur sot në Prokurorinë e Posacme kundër korrupsionit ku pak caste më parë ka dalë nga ky institucion.

Prokurori Bleda Maksuti ka marrë në pyetje mbi 3 orë Karçanajn, ku dyshohet se mund të jetë e implikuar në mosbarazi në tendera. Kjo është hera e dytë që Karçanaj është paraqitur në SPAK, ku hera e parë ka qenë në mars të 2024.

Linda Karçanaj është marrë në pyetje lidhur me 12 tendera të fituara me procedura të dyshimta, nga e njëjta firmë.

Ne muajin korrik biznesmenit Ermal Beqiraj i janë sekuestruar dokumenta në firmen e tij dhe dyshimet janë për tendera që lidhen me e-Albania.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›