E Diel, 1 Nëntor 2026

Lionel Messi kthehet te Newell’s Old Boy, kontratë part-time në 2027-ën!

Që Leo Messi një ditë mund të kthehet në Newell’s Old Boys, nuk është një sekret, por tani duket se ka diçka më shumë se një ëndërr për tifozët argjentinas.

Presidenti i ri i skuadrës, Ignacio Boero, duket se ka arritur një akord në parim me “Pleshtin” për zbarkimin e tij te klubi që e ka zbuluar. Bëhet fjalë për një kontratë part-time prej 6 muajsh, nga janari deri në qershor të 2027-ës. Një zgjidhje kjo, duke ditur që Messi ka një kontratë me Inter Miami deri në 2028-ën.

Gjithçka lindi nga fakti se presidenti Boero ka folur me guvernatorin e Santa Fe, Maximiliano Pullaro, për një plan që të garantojë sigurinë dhe qetësinë gjatë periudhës që Messi do të qëndrojë në Rosario.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›