Liqeni i Fierzës drejt kuotës minimale, kushtet atmosferike nuk favorizojnë situatën hidrike

Edhe pse para disa ditësh pati reshje shiu, ato nuk sollën ndonjë ndryshim pozitiv në situatën hidrike, pasi ishin të pakta dhe të papërfillshme për nevojat e basenit ujëmbledhës.
Ndërkohë, nisja e muajit tetor me mot të qëndrueshëm pritet ta vështirësojë edhe më tej situatën. Mungesa e reshjeve të vazhdueshme sjell edhe reduktim të prurjeve nga degët dhe përrenjtë që furnizojnë liqenin, duke ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e ujit.
Në këto kushte, çdo ditë pa reshje të konsiderueshme shoqërohet me një tjetër rënie të kuotës së liqenit, duke e afruar atë gjithnjë e më shumë me nivelet minimale.
/rtsh.al/