E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike, Rama takim me drejtorët dhe deputetët e Tiranës: Do rishikohet ligji për territorin!

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot pasdite në mbledhje deputetët e Tiranës të Partisë Socialiste dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Rama tha se Paketa e re e Reformës së Territorit do të zhvillohet në dy faza. Kryeministri shtoi se do të rishikohet ligji për territorin.

Rama: 60 arkitektë lokalë dhe një numër të huajsh që kanë filluar të punojnë për prototipet dhe modelet e ndërhyrjeve në lagjet ku njerëzit kanë nevoja për hapësirë. Nuk është vetëm hapësirë por edhe ndërhyrje të tjera në bashkinë e Tiranës. Një grup tjetër, ku edhe unë marr pjesë po merret me atë Paketën e re të reformës së territorit. Do ketë 2 faza, një fazë imediate, ku qeveria do ndërhyjë me një numër aktesh dhe që besoj është një akt tjetër për ujin e pijshëm dhe do të ketë një fazë të dytë pak më mbrapa ku do rishikohet ligjet që kanë të bëjnë me territorin. Nga ligji për ndërtimin, një ligj shumë i vjetër, jashtë kohe. Jemi diskutuar një sërë ndërhyrjesh shumë të domosdoshme, por me një impakt të nevojshëm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›