E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike/ Vlorë, 23 subjekte shkelin afatet. Ndërhyn IMT

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon prej muajsh në Vlorë dhe, pavarësisht thirrjeve për ndërgjegjësim, ende ka subjekte që kanë shkelur afatet e vendosura.

Sipas kryetares së bashkisë, ndaj këtyre subjekteve ka nisur prej së martës ndërhyrja me mjetet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Problematike janë bërë edhe disa objekte të braktisura, të cilat, sipas bashkisë, përbëjnë shqetësim për qytetin dhe sigurinë publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka nisur që në korrik dhe së fundmi është intensifikuar për subjektet që nuk kanë respektuar paralajmërimet e mëparshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›