E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike në Laç, IVMT prish strukturat e ngritura pa leje në qytet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po zhvillohet edhe në Laç. Në disa zona të qytetit, sidomos pranë pallateve, ishin ngritur objekte tregtare pa leje, të cilat zinin trotuaret dhe hapësirat publike, duke penguar lëvizjen e qytetarëve në rrugicat e lagjeve. Një pjesë e tregtarëve i kanë liruar vetë hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme, ndërsa, për të tjerët ka nisur shembja e strukturave

“Dje ka nisur aksioni për lirimin e çdo hapësire publike. Nuk kemi hasur kundërshti. Pas Laçit do vijojmë me Mamurrasin dhe Milotin”, tha Jetmir Mzhika, drejtor i IVMT Kurbin.

Krahas qytetit të Laçit, aksioni për lirimin e hapësirave publike do të shtrihet edhe në zona të tjera të Bashkisë Kurbin. Autoritetet bëjnë me dije se ky proces do të vijojë pa ndërprerje deri në rikthimin e rendit urban.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›